Ilustrim

Deçanasit i konfiskohet arma me 12 fishekë

Në rrugën Shani Hadergjonaj në Deçan është arrestuar një burrë pasi pas një mosmarrëveshjeje ka kanosur viktimën me armë zjarri , me të cilën armë kishte shtënë në ajër.

Në  vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me 12 fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.