Deçan: Prokuroria ngrit aktakuzë për vrasjen e Agonis Tetajt, mister motivi

Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër Shaban Gogaj, për vrasjen e Agonis Tetaj si dhe për posedim të armës pa leje.

Aktakuzë është ngritur edhe ndaj I.C për posedim të armës pa leje.

Sipas njoftimit të prokurorisë Shaban Gogaj, me datë 23 shtator të vitit të kaluar, rreth orë 11:04,në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, pikërisht në kompaninë “Gogaj AG”, ka vrarë Agonis Tetajn dhe me ketë rast ka vënë në rrezik jetën e dy dëshmitarëve A.H, dhe F.Z.

Të pandehurit Shaban Gogaj dhe I.C., gjithashtu akuzohen se në kompaninë e lartcekur, në kundërshtim me ligjin për armë kanë mbajtur në posedim armët e tipit “Beretta” dhe “Bloë TR”, dy karikator të pistoletave të lartcekura dhe 12 fishek.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

KALLXO.com pati raportuar në lidhje me vrasjen e cila kishte ndodhur në shtator të vitit të kaluar në Deçan.

Gjithashtu KALLXO.com kishte raportuar edhe se në bazë të  prokurorisë, i dyshuari Shaban Gogaj menjëherë pasi kishte marrë një telefonatë, kishte shkuar te sirtari në zyrë, e kishte marrë pistoletën, dhe pasi e kishte futur fishekun në tytë, e kishte qëlluar në kokë tani të ndjerin Agonis Tetaj.

Ai po ashtu dyshohet për armëmbajtje pa leje, pasi që gjatë kontrollit të policisë në sirtarin në fjalë janë gjetur 2 armë të cilat kanë rezultuar se janë pa leje.

https://kallxo.com/i-dyshuari-per-vrasjen-e-agonis-tetaj-kerkon-lirimin-nga-burgu/

https://kallxo.com/telefonata-qe-i-priu-vrasjes-se-agosin-tetajt/