Ilustrim

Deçan, plagoset në hundë duke gjuajtur me armë në shenjë ilegalisht

Një person në Deçan ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit me të cilët po gjuante në shenjë ilegalisht.

Policia ka njoftuar se sot është njoftuar se një person i plagosur fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Deçan, e pastaj për shkak të lëndimeve serioze, personi i lënduar D.T është dërguar për trajtim në spitalin rajonal në Pejë,

Në njoftimin e policisë, thuhet se nga hetimet fillestare  është gjetur se personi i lënduar në këtë rast së bashku me personin e dyshuar,  N.T, kanë qenë duke gjuajtur me armë zjarri në shenjë ilegalisht në bjeshkën e Isniqit të quajtur Pleqe.

Në lidhje me këtë rast, policia ka njoftuar se dy personat e lartcekur janë trajtuar si të dyshuar për veprën penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, derisa rasti është duke u hetuar nga sektori i hetimeve stacioni policor në Deçan në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Pejë.