Foto: Ilustrim

Deçan, gjendet një person pa shenja jete

Policia njofton se në Deçan të premten rreth mesnatës është gjetur një person i gjinisë mashkullore pa shenja jete.

Sipas policisë , të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion me vendim të prokurorit.

Rasti është duke u hetuar.