Ilustrim

Deçan: Arrestohet pasi shtiu me pistoletë në një aheng familjar

Një burrë nga Deçani është arrestuar pasi shtiu me pistoletë në ajër në një aheng familjar.

Policia ka bërë të ditur se pistoleta dhe tri gëzhoja janë konfiskuar.

Në anën tjetër, Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.