DebatPernime për ajrin, ujin e tokën

Mbrojtja e ambientit duke përfshirë, ajrin, ujin dhe tokën e Kosovës janë temë e diskutimit në ‘Debatpernime’.

Sonte nga ora 20:30 në RTK dhe Live në Facebook të Emisionit Jeta në Kosovë transmetohet debati mbi ambientin që u mbajt në ambientet e Mullirit të Haxhi Zekës në Pejë.

Në këtë debat mikrofoni ishte i hapur për pyetje nga qytetarët ndërsa temë e diskutimit veç tjerash janë ruajta e lumenjve, bjeshkëve e ajrit në vend.

Panelistë në këtë debat janë: Gazmend Muhaxheri, Kryetar i Komunës së Pejës ; Millena Zdravkoviq, Zv/ministre e ambientit; Fatmir Morina, drejtor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”; Jellena Gjokiq, profesoreshë e menaxhimit të mbeturinave në Mitrovicë; Fatos Lajçi, ambientalist i lashtë; Dajana Berisha, KOSID

 

11 Prill 2019 - 16:24

Doruntina Baliu 11/04/2019 - 16:24
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend