
Liqeni i Batllavës
Rudari thotë se brenda vitit ujërat e zeza nuk do të derdhen më në liqenin e Batllavës
Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, i cili ka qenë nënkryetar i Komunës së Podujevës dhe ushtrues detyre i kryetarit pas dorëheqjes së Agim Veliut ka thënë se brenda këtij viti do të gjitha ujërat e zeza nuk do të derdhen më në liqenin e Batllavës por do të derdhen në impiantin për ujërat e zeza që është duke u ndërtuar me donacion të shtetit zviceran.
“Është projekt që është duke u bërë me donacion nga shteti zviceran dhe nuk mund të premtoj se kur do të përfundojë. Jam i sigurt që shteti zviceran nuk gënjen dhe sipas informatave që i kam brenda këtij viti të gjitha ujërat e zeza do të përfundojnë në impiantin për ujërat e zeza”, ka deklaruar Rudari.
Debati i sontëm në Podujevë me kandidatët për kryetar në këto zgjedhje të jashtëzakonshme po mbahet pa publik.
Kjo pasi që Qeveria e Kosovës pak para fillimit të debatit mori vendim që aktivitetet publike dhe jo publike të mbahen të mbyllura pa praninë e publikut.
Sonte në “Debat Pernime” janë prezent tre kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës, Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës, Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës po mbahen për shkak të ndërrimit të pozitës së kryetarit të kaluar Agim Veliu.
I njëjti në qeverinë e re është pozicionuar si Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës mbahen ditën e diel më saktë më 15 mars.
LIVE Debati me kandidatët për kryetar të Podujevës #ZGJEDHJET2020 #DEBATPERNIME
LIVEDebati me kandidatët për kryetar të Podujevës#ZGJEDHJET2020#DEBATPERNIME
Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 11 mars 2020