Rudari premton se nuk do të ketë ndërtime pa leje te liqeni i Batllavës

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, i cili ka qenë nënkryetar i Komunës së Podujevës dhe ushtrues detyre i kryetarit pas dorëheqjes së Agim Veliut ka premtuar që nëse zgjedhet kryetar i Podujevës nuk do të lejojë ndërtimin e objekteve pa leje në zonën e parë dhe të dytë rreth liqenit të Batllavës.

“Absolutisht premtoj se është e rregullume me ligj, jam garant se do të respektohet me ligj për zonën e parë dhe të dytë te liqeni i Batllavës”, ka premtuar Rudari.

Sonte në “Debat Pernime” janë prezent tre kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës, Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës, Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës po mbahen për shkak të ndërrimit të pozitës së kryetarit të kaluar Agim Veliu.

I njëjti në qeverinë e re është pozicionuar si Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës mbahen ditën e diel më saktë më 15 mars.

LIVE Debati me kandidatët për kryetar të Podujevës #ZGJEDHJET2020 #DEBATPERNIME

LIVEDebati me kandidatët për kryetar të Podujevës#ZGJEDHJET2020#DEBATPERNIME

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 11 mars 2020