Dardan Molliqaj, VV. Foto: Kallxo.com

Molliqaj Flet për Koalicionin me AKR-në në Prishtinë

Dardan Molliqaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur lidhur me koalicionet e mundshme të Shpend Ahmetit për raundin e dytë të garës për Prishtinën.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Molliqaj ka arsyetuar dallimet programore me Aleancën Kosova e Re duke përmendur çështje të tjera për të cilat ai mendon se elektorati i kësaj partie do duhej ta mbështeste Ahmetin në garë me Arban Abrashin.

“Votuesi i AKR-së në Prishtinë, është votues kryesisht i larguar prej LDK-së, pra pjesa më e madhe, ndonjë pjesë është edhe klientelist.LDK-ja ka qeverisë 14 vite këtu. I vetmi subjekt që votuesi i AKR-së nuk don me e kthy është LDK-ja”, tha Molliqaj.

Ai po ashtu tha se pavarëisht kalkulimeve partiake, elektorati i AKR-së do ta mbështesë Vetëvendosjen në Balotazh

“Pavarësisht a bën koalicion AKR-ja me LDK-në apo Vetëvendosjen, unë po e mbaj fjalën publike që elektorati i AKR-së në shumicë ka me shku tek Shpend Ahmeti”, tha ai.

Të ftuar në debat përballë Jeta Xharrës për të diskutuar rreth zgjedhjeve lokale ishin: Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës, Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Dardan Molliqaj nga Lëvizja Vetëvendosje.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: