Ku është kufiri?

Ekspertë dhe zyrtarë të qeverisë  do të flasin për temën e cila ka ngjallur debate e protesta të shumta që nga nënshkrimi i marrëveshjes në gusht të vitit të kaluar.

Profesori i të Drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani; deputeti dhe ekspert Shpejtim Bulliqi; zyrtari i qeverisë, Bajram Gecaj dhe përfaqësuesi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Xhevdet Shala do të flasin për mënyrën se si u bë demarkacioni me Malin e Zi  dhe pasojat që ka sjellë ky proces në Kosovë dhe nëse Kuvendi i Kosovës do të mund ta ratifikojë këtë marrëveshje e cila është vënë kusht nga Komisioni Evropian para se Kosova ta marrë liberalizimin e vizave.