Kosova e Turqia, Ugur Toksoy në Mes

Në emisionin “Jeta në Kosovë” mbrëmë u transmetua një debat rreth raporteve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në dritën e rastit të Ugur Toksoy, shtetasit turk të cilin Ankaraja po kërkon nga Kosova që ta ekstradojë.

Në ditën kur Prokurori hoqi dorë nga kërkesa për ekstradimin e Toksoyt në Turqi, njohësit e rrethanave politike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë flasin për puçin e korrikut të vitit 2015 në Turqi dhe pasojat e tij.

Në studion e Jeta në Kosovë, analistët Nexhmedin Spahiu, Besir Bajrami, Mustafa Bajrami dhe Birol Urcan flasin për Ugur Toksoy dhe çështje tjera.

Në një intervistë ekskluzive, vetë Ugur Toksoy tregon se si është ndier kur ka kuptuar se prokuroria në Kosovë po kërkon ekstradimin e tij në Turqi.