Drejtësi e Butë

Drejtues të sistemit të drejtësisë në vend, gjykatës, prokurorë dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian do të flasin për raportin i cili evidenton të metat e gjykatave dhe prokurorive në tërë Kosovën.

Raporti është hartuar në monitorimin e mbi 500 seancave gjyqësore gjatë vitit të kaluar nga monitoruesit e BIRN-it dhe Internews Kosova dhe fokusohet në dënimet e buta që gjykatësit kanë dhënë në rastet që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe vjetrimin e lëndëve që janë në proces hetimi, ndaj të cilave hetimet përfundojnë pa dhënë rezultate.

Në debatin e zhvilluar do të flitet edhe për qasjen e prokurorëve dhe gjykatësve ndaj rasteve të terrorizmit.

Një pjesë e debatit është zhvilluar edhe për defektet që e kanë përcjellë Pallatin e Drejtësisë që nga ditët e para të lëshimit të tij në funksion, në mars të vitit të kaluar.