Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Afera e 2 milionë eurove të vjedhura dhe shpenzimi i buxhetit - LIVE

Në debatin e radhës në KALLXO.com do të diskutohet për aferën e vjedhjes së 2 milionë eurove dhe për buxhetin e shkurtuar për vitin 2021.

I ftuar në këtë debat është zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, i cili do të tregojë se a ka shpresa Kosova që t’i kthejë 2 milionë eurot e vjedhura.

Cilat janë procedurat, që sipas Krasniqit, janë ndryshuar në Thesarin e Shtetit që këto lloj vjedhjesh të mos përsëriten.

Po ashtu, në këtë debat do të flitet se si u rritën shifrat për pensionistët e invalidëve të luftës, si dhe si po shpenzon Kosova për asfalt e për vetura.

Gjithashtu, zëvendësministri Krasniqi do të flasë për mungesën e barnave gjatë pandemisë dhe për të fshehtat prapa kontratave të shpronësimeve të autostradave.

Mysafire në studio janë edhe Diana Metushi – Krasniqi nga KDI dhe Mexhide Demolli – Nimani nga Lëvizja FOL.