Debat me mikrofon të hapur në Gjilan me temë ekonominë

Qytetarët e Gjilanit por edhe të interesuarit tjerë mund të ndjekin drejtpërdrejt një debat që do të realizohet nesër te Teatri i Qytetit në orën 20.

Debati i organizuar nga emisioni ‘Jeta në Kosovë’ dhe i moderuar nga Jeta Xharra do të jetë me mikrofon të hapur, pra audienca mund t’i bëjë pyetje panelistëve.

Tema do të jetë ekonomia, por më saktësisht  ‘papunësia dhe papuntorësia’.

Panelistë do të jenë Arta Shehu-Zaimi nga shkolla “Jcoders”, Mergim Cahani nga kompania “Gjirafa”, Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit që mbulon ekonominë ,Dijana Zhiviq, Ministre e Bujqësisë, Besa Rugova, sipërmarrëse e “Besë” dhe Isak Vorgucic, prodhues i birrës “Pivdjan”.