Foto: Facebook

Dardan Sejdiu thotë se nuk ka Asgjë Konkrete Rreth Zgjedhjeve

Dardan Sejdiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se ende nuk ka ndonjë iniciativë konkrete në lidhje me zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Ne jemi të interesum që edhe në kuadër të Kuvendit, por edhe me iniciativa që ndërlidhen me ndryshimin e formatit të qeverisë, apo edhe nëse ka bashkëpunim mes grupeve parlamentare, të ecim tutje, pse jo, por për momentin nuk kemi situatë me të cilën mund të flasim për zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Sejdiu.

Sipas Sejdiut Qeveria e Kosovës po merret me punë periferike.

“Ne si grup mendojmë që qeverisja që e kemi tanimë nuk eshte duke trajtuar tema të rëndësishme. Është duke u marrë si gjithmonë me tema periferike dhe që nuk e ndreqin mirëqenien e qytetarëve”, tha Sejdiu.

Ai deklaroi se qeveria që e ka pjesë të saj Listën Serbe, varet nga vendimet e Aleksandar Vuçiqit.

“Në fakt ne edhe në fillim kur është themelu kjo qeveri ju kemi tregu që nëse e kemi Listën Serbe pjesë të Qeverisë dhe me Listën Serbe e themeloni qeverinë, atëherë jeni peng i vendimeve të Vuçiqit”, tha Sejdiu.

Kryesia e Kuvendit vendosi sot që seanca e radhës të zhvillohet të hënën.