Dardan Sejdiu, PSD

Dardan Sejdiu pas vendimit të Gjykatës: LDK e VV ia servuan Thaçit dialogun në duar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së, Dardan Sejdiu, pas vendimit të Gjykatës për Ekipin Negociator ka thënë së kanë hyrë në delegacion me kushtin që të ketë kompetenca.

Por, sipas Sejdiut, procesi i dialogut tashmë kthehet në duart e presidentit dhe kryeministrit për të cilën thotë së dy partitë opozitare LDK dhe VV ‘ia servuan Hashim Thaçit dialogun në duar’

“Tentimin e PSD për të ja dhënë kompetencat dhe fuqinë vendimmarrëse Kuvendit dhe për t’a hequr dialogun nga duart e Hashim Thaçit e sfiduan dy partitë tjera opozitare LDK dhe VV”, ka thënë Sejdiu në rrjetin social ‘Facebook’.

“Partia Socialdemokrate e pranon këtë vendim dhe do të veprojë sipas tij. Rrjedhimisht, nga sot anëtarët e Delegacionit shtetëror nga radhët e PSD-së pushojnë të shërbejnë në këtë organ”, thuhet më tutje në postimin e tij.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka aprovuar kërkesën e parashtruar nga 32 deputetë të Kuvendit të Kosovës për të vlerësuar kushtetutshmërinë e detyrave, përgjegjësive dhe kompetencave të delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë.

Kushtetuesja ka gjetur se të paktën 5 nene të ligjit që rregullon kompetencat e këtij dialogu janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

https://kallxo.com/gjykata-kushtetuese-ekipi-negociator-i-shpend-ahmetit-e-fatmir-limajt-anti-kushtetues/