Dardan Molliqaj - Foto: Facebook/DardanMolliqaj

Dardan Molliqaj i del në mbrojtje Albin Kurtit

Ish sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj i ka dal në mbrotje ish-shokut të tij të dikurshëm, Albin Kurtit, karshi akuzave që ky i fundit i mori nga Presidenti Thaçi për rastin e “Syri i Popullit”.

Ai i ka quajtur shpife dhe akuza të pabaza dekarimet e Thaçit e Veselit, se VV qëndron mbrapa organizatës “Syri i Popullit”.

Statusi i plotë i Dardan Molliqajt

Akuzat pa as edhe një fakt të vetëm që vijnë nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli se kinse VV qëndron prapa organizatës ”Syri i Popullit” janë të ulëta dhe të papranueshme.

Për më shumë, janë shpifje që e thellojnë edhe më shumë përçarjen e spektrit politik në vend, pikërisht tash kur të gjithë duhet të jemi të bashkuar përballë Serbisë.

Nuk na duhen shpifje të tilla por as viktimizim. Na duhet përbashkim e pjekuri politike. Vetëm kështu e dëshmojmë se sa e duam vendin tonë.