Dardan Molliqaj: Glauku ka qenë një vit në ShIK

Projektligji për Dialogun me Serbinë ka krijuar debat mes deputeteve të Partisë Socialdemokrate dhe asaj Vetëvendosje.

Deputeti i PSD-së dhe ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj e ka akuzuar shefin e Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca se për një vit ka qenë në ShIK.

“Meqë Glauku flet për sinqeritet e ftoj atë me marrë guximin e me kallxu qysh 1 vjet ditë ka qenë në ShIK. Unë e kam marrë vesh prej Glauk Konjufcës. Kur ka qenë Glauku në ShIK nuk ka qenë në VV. Problem është se nuk ka pasë guxim me thënë që ka punu në ShIK”, tha Molliqaj.

Ndërkaq, Konjufca u kundërpërgjigj: “I pranoj pretendimet e Dardanit, veç me një kusht: nëse ka ndonjë fakt apo ndonjë argument për këtë shpifje, unë i pranoj”.