Dardan 'kauboji' merr titullin e 'kalorësit' nga Presidenti Meta

Vetëm një ditë pasi që Gjykata e shpalli fajtorë dhe dënoi për gjuajtje me armë zjarri, ministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi është dekoruar nga President i Shqipërisë, Ilir Meta me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Sipas njoftimit të Ministrisë së Diasporës, Presidenti Meta këtë urdhër e ndau me rastin e solemnitetit në 575 vjetorin e Kuvendit të Lezhës, po në këtë qytet “në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar për diasporën shqiptare në ruajtjen e traditave dhe identitetit kombëtar”.

Në këtë ceremoni, Gashi falënderoi autoritetin e presidentit për dekoratën e ndarë duke theksuar se kjo dekoratë nuk është për të si person, po për të gjithë ata që luftuan në arritjen e qëllimit përfundimtar pavarësinë e Kosovës, dhe ata që pareshtur po punojnë për zhvillimin e atdheut.

“Është nder i madh dhe e ndaj me gjithë diasporën, për sakrificat deri në atë të fundit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, dhe shpresojmë se do ta mbajmë këtë çmim me nder dhe ta arsyetojmë atë”, tha Gashi.

Gjatë ditës së djeshme, Gjykata Themelore e Gjakovës – Dega në Malishevë, ka dënuar Ministrin Dardan Gashi me 1,700.00 euro gjobë për gjuaje me armë zjarri.

https://kallxo.com/gjykata-gjobit-sami-lushtakun-dardan-gashin-e-endrit-shalen-per-gjuajtjen-me-alltia-video/

.