Dalin rezultatet preliminare për prokurorë të rinj

Pas një  procesi të rekrutimit i cili zgjati pothuajse për 6 muaj, Këshilli Prokurorial i Republikë s së  Kosovës, përkatësisht Komisioni për Rekrutim i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka shpallur listën preliminare të rezultateve të kandidatëve të  cilët kanë  aplikuar për t’u bërë prokurorë të  shtetit.

Procesi i rekrutimit është përbërë nga tre faza: testi kualifikues, testi me shkrim dhe Intervistat me gojë.

Fillimisht për pozitën e prokurorit kanë aplikuar 191 persona ndërsa në  fazën e fundit të  intervistimit  kanë kaluar 50 kandidatë.

Në mesin e këtyre 50 kandidatëve, 10 prej tyre do të emërohen prokurorë të shtetit në nivel të Prokurorive Themelore të Republikës së Kosovës.

  1. Prokuroria Themelore Prishtinë – gjashtë (6) pozita
  2. Prokuroria Themelore Ferizaj – një (1) pozitë
  3. Prokuroria Themelore Prizren – një (1) pozitë
  4. Prokuroria Themelore Pejë – një (1) pozitë
  5. Prokuroria Themelore Gjakovë – një (1) pozitë

Listën preliminare të rezultateve të kandidatëve të  cilët kanë  aplikuar për prokuror të  shtetit mund ta gjeni në këtë link.

Në mesin e dhjetë kandidatëve të cilët janë vlerësuar me pikët me të larta janë këta persona:

  1. Besnik Jakupi, me 89.2 pikë
  2. Ardian Emini, me 87.4 pikë
  3. Elza Bajrami, me 87 pikë
  4. Labinot Jetishi, me 86.8 pikë
  5. Mimoza  Shala, me 86 pikë
  6. Arlinda Gacaferri, me 86 pikë
  7. Sadri Alija, me 85.6 pikë
  8. Eset Rama, me 84.8 pikë
  9. Bekim Kodraliu, me 84.8 pikë
  10. Kastriot Memaj, me 81.6 pikë

Pikë të njëjta me kandidatin e dhjetë i cili gjendet në mesin e dhjetë kandidatëve me pikët më të larta kanë edhe dy kandidatë të tjerë Dorjan Juniku me 81.6 pikë si dhe Arianit Salihu me 81.6 pikë.

Këshilli Prokurorial i Kosovës është i thirrur që të propozojë te Presidenti kandidatët më të vlerësuar për emërim si prokurorë të shtetit.

Pas emërimit nga Presidenti i Kosovës, këta prokurorë, me përjashtim të atyre që kanë përvojë paraprake si prokuror, i nënshtrohen trajnimit fillestar që do të organizohet nga Akademia e Drejtësisë.

Trajnimi fillestar duhet të zgjasë dymbëdhjetë (12) muaj, në bazë legjislacionit në fuqi dhe prokurorët e emëruar do të vlerësohen pas rezultateve të trajnimit fillestar, në bazë të dispozitave relevante të ligjit. Periudha e trajnimit fillestar do të zgjatet për ata prokurorë që dështojnë ta përfundojnë në mënyrë adekuate trajnimin fillestar, siç është përcaktuar nga Akademia e Drejtësisë.

Gjatë trajnimit fillestar, prokurorëve nuk do t’u caktohen raste.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) i ka monitoruar të gjitha fazat e këtij procesi të rekrutimit.