Emin Beqiri

Dalin para gjyqit Emin Beqiri e Rrahim Hashimi

Ish shefi i krimeve ekonomike Emin Beqiri dhe i akuzuari tjetër Hashim Rrahimi janë deklaruar të pafajshëm në seancën e tyre fillestare të mbajtur në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Lajmin për Kallxo.com e konfirmoi avokati Tahir Rrecaj i cili tha se pas leximit të aktakuzës, dy të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm ndërsa janë marrë vesh që kundërshtimet ndaj aktakuzës t’i bëjnë me shkrim.

Më 4 maj, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj ish- drejtorit të Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës Emin Beqiri dhe biznesmenit Rrahim Hashimi.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror special dhe lidhet me aferën e korrupsionit në hetimin e organizatës joqeveritare QAD.

http://kallxo.com/emin-beqiri-flet-per-aktakuzen-ne-rastin-sekseri/

Rrahim Hashimi është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kërkuar 100 mijë euro ryshfet për të lehtësuar hetimin në një rast penal.