Votimi i Valdete Dakës | Foto: KALLXO.com

Daka Zgjedhjet Po Shkojnë Mirë

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka dha votën e saj në qendrën kryesore të votimit në Fakultetin Teknik.

“Sot po e përmbyllim procesin e zgjedhjeve lokale në Kosovë”, tha Daka. Ajo i ftojë të gjithë qytetarët të dalin në votime. Gjithashtu kryetarja e KQZ-së i urojë suksese të gjithë kandidatëve për kryetarë komunash. Ajo tha se nuk ka ndonjë problem dhe shpreson se mbarvajtja do të shkojë si në raundin e parë. Sot një milion e 353 mijë e 613 qytetarë me të drejtë vote do të mund të hedhin votën e tyre për kryetarë të 19 komunave të Kosovës. Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në 614 qendra të votimit, me 1777 vendvotime