Logo e LDK-së - Foto: Facebook

'Dajaku' në LDK, arrestohet një anëtar në Prishtinë

Një person është arrestuar dje (e shtunë) në Prishtinë nën dyshimin se përmes Facebook-ut ka kansour simpatizues të një partie politike, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, KALLXO.com mëson se i arrestuari është anëtar i LDK-së në degën e tretë të kësaj partie në kryeqytet.

PK-ja më tej njofton se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përderisa rasti vazhdon të hetohet.

Zgjedhjet e brendshme të LDK-së janë zhvilluar me disa incdente në degë të saj, ndonëse zyrtarë të këtij subjekti politik, ditë më parë kishin mohuar pjesëmarrjen në vendet ku kishte pasur edhe përleshje fizike.

 

Si e ‘zhduki’ veten Avdullah Hoti nga përleshja në LDK?