Copëza të Përplasjeve në Debatin e Dytë Përnime

Në një përmbledhje të debatit përnime ku u diskutua për buxhetin dhe ekonominë, mund të ndiqni momentet më interesante të përplasjeve mes pjesëmarrësve.

Në fillim të debatit kur moderatorja Jeta Xharra shpjegon mungesën e PDK-së nga arsyeja se kjo parti ka kërkuar më shumë hapësirë televizive publiku reagon fuqishëm kundër kësaj kërkese të kësaj partie.

Pastaj, pasi përfaqësues të Koalicionit LDK-AKR premtojnë për dy mandate buxhet të Kosovës në vlerën e pesë miliardë eurove, Driton Tali nga Vetëvendosja me ironi thotë se nuk do ta premtojë buxhetin me shifër të njëjtë, pasi nuk është ekspert si ata të koalicionit.

“Çështja” e mungesës së PDK-së kthehet edhe njëherë në debat, kur Jeta Xharra pasi e merr fjalën fjalën Haki Shatri i Koalicionit PDK-AAK-Nisma, i thotë me shaka atij që ta ndërrojë mikrofonin, pasi Shatri po fliste me mikrofonin e rezervuar për PDK-në.

Më pas kur Shatri flet për luftimin e shmangies nga tatimi, Shqipe Pantina e LVV-së i ndërhyn duke i thënë Shatrit se pse nuk e nis luftimin e evazionit fiskal nga lideri i partisë Ramush Haradinaj.

Shatri i përgjigjet se nuk është udhëheqës i financave të familjes Haradinaj.

Në debatin përnime sonte do të diskutohet për sundimin e ligjit.