Çollaku: Ekipi negociator e bën më të fortë Kosovën në dialog

Shefi i stafit të presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku tha se krijimi i ekipit negociator nga ana e Kuvendit të Kosovës për dialogun me Serbinë e forcon Kosovë gjatë këtyre bisedimeve.

“Formimi i ekipit negociator shtetëror shënon momentin më kulminant, momentin e kthesës së në këtë proces të fazës përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi, sepse kishin lindur diskutimet se në Kosova është e përçarë sa i përket dialogut, andaj ndërtimi i këtij ekipi dhe përfshirja e partisë së opozitës i jep një dimension të ri Kosovës përballë Serbisë dhe e fuqizon Kosovën në tavolinë me Serbinë”, tha Çollaku në një intervistë në RTV21.

Ai tha se sa i përket ndër veprimit të këtij delegacioni me presidentin, ky ekip nuk do ta zbehë rolin e tij sepse ështëI caktuar mbi bazën e kushtetutës.