Çoçaj: Departamenti special në gjykatë formohet deri në qershor

Një departament special në gjykatë që do të merrej vetëm me aktakuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës pritet të formohet deri në gjysmë të këtij viti.

Kështu ka thënë, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor i Kosovës, Skender Çoçaj në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’.

“Ky departament duhet të formohet deri në qershor patjetër. Në këtë departament do të zgjidhen gjyqtarët që janë më me përvojë. Gjyqtarët e përgatitur profesionalisht, gjyqtarët e guximshëm dhe që kanë treguar performancë  të jashtëzakonshme”,tha Çoçaj

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: