Çka u gjet në trupin e grabitësit të vrarë në Tiranë?

Mediat shqiptare kanë raportuar për mënyrën se si u realizua aksioni i grabitjes së rreth 1.5 milionë eurove nga grabitësit në Aeroportin e Rinasit në Tiranë.

Në momentin që i janë afruar, një nga autorët ka zbritur nga makina dhe ka prerë hekurat pranë portës hyrëse, raporton oraneës.

Më tej furgoni me grabitësit ka vijuar rrugën drejt pistës së aeroportit ku ndodhet avioni që do bëhej transportimi i parave.

Grabitësit kanë vajtur te avioni ku kanë marrë paratë nën kërcënimin e armëve dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.

Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë.

Gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes, pikërisht në urën e Tapizës.

Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet furgon.

Gazetari Besar Bajraktaraj raportoi se avioni ku u morën paratë ka anuluar fluturimin, ndërsa fluturimet e tjera kanë vijuar normalisht.

Deri tani janë shoqëruar katër persona.

Një autoblind që transportonte vlera monetare ka rënë pre e grabitjes në rrugën e Rinasit në Shqipëri.

Sipas raportimeve paraprake në mjetin e blinduar ndodheshin 1.5 milion euro por ende nuk ka një shifër zyrtare për shumën e grabitur.

Ndërsa Top Channel raporton se në trupin e grabitësit të vrarë janë gjetur dy kallëpe dinamit të vendosur në brez, ndërsa në dorë kishte një granatë.

Mendohet që personi i vrarë është ai që ka shkëmbyer zjarr me policinë.

Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur teksa grabitësit zbraznin thasët nga furgoni që grabitën në tjetrin me të cilin u larguan.