Foto: REL

Çka do të Ndodhë me Gratë dhe Fëmijët e Militantëve të ISIS-it?

Gratë dhe fëmijët e shumë militantëve të huaj që luftuan me ISIS-in në Irak janë duke u mbajtur në një kamp afër Mosulit nga autoritetet e këtij shteti.

Nga autoritetet irakiane janë duke u mbajtur 1050 fëmijë dhe 700 gra të luftëtarëve të huaj që iu bashkuan organizatës terroriste.

Qeveria e Irakut është duke kontaktuar me qeveritë e huaja për t’i kthyer këto familje në vendet e tyre por nuk ka gjetur përkrahje.

Rreth 70 gra dhe fëmijë nga Kosova besohet se ende janë në zonat, të cilat më parë janë kontrolluar nga grupi militant Shteti Islamik.