Çka ndodh me dialogun Kosovë-Serbi , pas Samitit të Berlinit?

Mbledhia e liderëve kosovarë dhe serb në Berlin në prill të këtij viti po shihet si i pa rezultat për progres në marrëdhëniet e këtyre shteteve.

Dialogu Kosovë-Serbi dhe ideja e Presidentit të Kosovës për korrigjimin e kufijve me Serbinë ishin temë diskutimi mes panelistëve në #DebatPernime.

Në debatin me mikrofon të hapur u diskutuan edhe ide për zgjidhje për vazhdim të dialogut.

Analistë e politikanë po ashtu japin mendime lidhur rreziqet dhe pasojat të një ndryshimi kufijsh.

Për këto tema dhe shumë të tjera debatojnë: Haki Abazi, analist regjional; Sonja Biserko, Komiteti i Helsingut për të Drejtat e Njeriut në Serbi; Arifaj, këshilltar i Presidentit të Kosovës ; Politikane serbe nga Kosova dhe Vjosa Osmani, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

‘Jeta në Kosovë’, transmetohet çdo të enjte në orën 20:15 në RTK dhe repriza të premten në mesditë.

 

 

Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur sot më 28.03.2024 Këshillin e ri Drejtues dhe i ka dhënë mbështetje të plotë Bedri Hamzës si kandidat për kryeministër.

Sipas njoftimit të PDK-së, në kuadër të vendimit të fundit të Këshillit Drejtues për fillimin e organizimit për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Kosovës, PDK ka vazhduar mobilizimin e tërë potencialit të saj në të gjitha nivelet e organizimit partiak.

“Për t’i sjellë vendit, pas zgjedhjeve të ardhshme, një Qeveri kredibile, të përgjegjshme dhe e cila rikthen vendin në kursin e duhur të zhvillimit, mirëqenies dhe integrimit euro-atlantik, Kryetari Krasniqi tashmë ka nominuar edhe zyrtarisht Bedri Hamzën si kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të vendit” – thuhet në komunikatën e PDK-së.

Ndërkohë, në vazhdën e këtij mobilizimi, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka miratuar sot edhe riorganizimin e Kryesisë së Partisë.

Krasniqi tha se kjo rritje e dinamikës së punës dhe vendimeve të rëndësishme partiake, është pjesë e krijimit të ofertës më të mirë për qytetarët, “për të rikthyer besimin e tyre dhe për t’i dhënë vendit, pas zgjedhjeve, një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë”.

“Bedri Hamza është Kryeministri që sot  i duhet Kosovës. Sot është koha për të mbledhur në një vend të gjitha potencialet e vendit tonë, për t’i dhënë Kosovës një qeveri të re, kompetente, vizionare dhe që mendon për secilin qytetar. Një qeveri që udhëheqë me modesti e pa arrogancë, me frymë ekipore e gjithëpërfshirëse. Dhe në këtë drejtim, do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin Kosovës një drejtim të ri” – ka thënë kryetari Krasniqi.

Ndërkaq, Bedri Hamza, citohet të ketë thënë para anëtarëve të Këshillit Drejtues se beson në forcën dhe fitoren e PDK-së.

“Ky është nderi më i madh në jetën time, rrjedhimisht, përgjegjësia më e madhe në jetën time. Falënderoj Kryetarin Krasniqi për besimin dhe të gjitha strukturat e partisë për mbështetjen. Sot, para jush dhe para qytetarëve të Kosovës, ju them se jam tërësisht i gatshëm që të zotohem se, me të gjitha kapacitetet e mija profesionale dhe personale, do të jap maksimumin për suksesin e PDK-së në zgjedhjet e përgjithshme. Unë besoj në forcën e PDK-së. Unë besoj në fitoren e PDK-së”- ka thënë Hamza.

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues u tha se “Kosova ka nevojë për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, sa më parë, për t’i dhënë vendit një Qeveri të re, kredibile dhe zhvillimore”.

Më poshtë, gjeni listën e plotë të Kryesisë së Re të Partisë Demokratike të Kosovës:

  1. Memli Krasniqi, Kryetar
  2. Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme
  3. Bedri Hamza, Nënkryetar
  4. Uran Ismaili, Nënkryetar
  5. Agim Aliu, Nënkryetar
  6. Shaqir Totaj, Nënkryetar
  7. Besianë Musmurati, Nënkryetare
  8. Mimoza Ahmetaj, Nënkryetare
  9. Bajrush Xhemaili, Sekretar për Politika Programore
  10. Abelard Tahiri, Sekretar për Organizim dhe Zgjedhje
  11. Bernard Nikaj, Sekretar për Marrëdhenie Ndërkombëtare
  12. Betim Gjoshi, Sekretar për Anëtarësi dhe Financa
  13. Enver Hoxhaj
  14. Rrahman Rama
  15. Jakup Nura
  16. Sokol Bashota
  17. Evgjeni Thaçi – Dragusha
  18. Nexhat Demaku
  19. Besa Kabashi – Ramaj
  20. Zenun Pajaziti
  21. Valdete Idrizi
  22. Elmi Reçica
  23. Mërgim Lushtaku
  24. Ferat Shala
  25. Fehmi Mujota
  26. Petrit Hajdari
  27. Eliza Hoxha
  28. Ganimete Musliu
  29. Blerta Deliu – Kodra
  30. Ariana Musliu – Shoshi
  31. Floretë Zejnullahu
  32. Blerand Stavileci
  33. Luljeta Veselaj – Gutaj
  34. Muhamet Haliti
  35. Kujtim Gashi
  36. Safete Hadërgjonaj
  37. Genc Prelvukaj
  38. Kurtan Kajtazi
  39. Bekim Azizi
  40. Përparim Gruda
  41. Arben Mustafa
  42. Aurora Osmani – Buca
  43. Arbnora Salihu, Kryetare e RDK
  • Adri Nurellari, Drejtor i Institutit për Studime dhe Analiza
  • Naim Ismajli, Drejtor Ekzekutiv i PDK-së