07.06.2019

Çka bisedoi Haradinaj me komedianët rusë?

Media ruse ‘Rusia 24’ ka publikuar bisedën që e ka bërë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me dy komedianët rusë, të cilët u prezantuan si ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Në shkrim thuhet se Haradinaj siguroi Petro Poroshenkon për miqësinë e tij por në fakt ai ka biseduar me dikë tjetër.

‘Poroshenko’ po kërkonte mbështetje në zgjedhjet presidenciale duke premtuar ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Ramush Haradinaj: Unë do të lutem për ju në të gjitha zgjedhjet.

– Po, mendoj se pas fitimit të zgjedhjeve do ta njoh Kosovën si shtet të pavarur.

Ramush Haradinaj: Ky do të jetë një hap i mrekullueshëm, hapi i duhur. Faleminderit shumë! A mund të bëj diçka për fitoren tuaj në zgjedhje deri të dielën?

– E vetmja gjë që mund të bëni është të më mbështesni si president.

Ata kishin kontaktuar tre herë që nga janari. Kontakti i fundit ishte disa ditë para se qytetarët e Ukrainës të votonin me shumicë të votave për Volodimir Zelensky.

Ramush Haradinaj: Shumë shpejt unë do të bëj një postim në Twitter, me foton time dhe tuajën. Unë do të kërkoj nga administrata ime që të postoj foton tuaj së bashku me atë timet dhe të shkruaj që unë por lutem për popullin ukrainas dhe fitoren e presidentit Poroshenko.

– A mund t’ju kërkoj të postoni tekstin që ju përcollëm?

Ramush Haradinaj: Po, po.

– Unë mud të lexoj atë që ju e postoni. Kjo është ajo që udhëheqësit e vendeve të tjera do ta postojnë. Dhe ju po ashtu.

Dje në një konferencë për shtyp edhe kryeministri Haradinaj e ka konfirmuar se ka biseduar në telefon me komedianët rusë, nëse vend se të bisedonte me Poroshenkon.

Pre e komedianëve rusë ka rënë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev edhe artisti Elton John.