Cilat janë zotimet e Kryesuesit të ri të KPK-së?

Kryesuesi i ri i KPK-së, Bahri Hyseni mbrëmjen e sotme në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”, para moderatores Jeta Xharra dha zotimet e tij për drejtimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ai tha se objektivat e së ardhmes janë çështje e rëndësishme pasi që sipas tij “më tepër po merremi me të kaluar ndërsa interesi i qytetarëve të Kosovës dhe institucionit tonë është objektivat që i kemi në të ardhmen”.

“Vizioni im do të mbështetet në avancimin e sistemit aktual që e kemi, ai do të jetë i përqendruar në disa objektiva konkrete si përmirësim i vazhdueshëm i sistemit të administrimit në sistemin prokurorial dhe për këtë kemi paraparë disa aktivitete siç janë nxjerrja e akteve strategjike në këshillimin prokuroria të Kosovës dhe njëra prej strategjive që do të jetë do të jetë edhe strategjia për luftimin kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Hyseni.

Kryesues i KPK-së, thotë se KPK, do të zbatohet në përpikëri rregullorja e cila nxjerrët nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, duke e aplikuar projektin “Smil”, projekt ky për menaxhimin elektronik të lëndëve gjyqësorë.

Përmes këtij sistemi përcillet e gjithë rrjedha e procesit të lëndëve gjyqësorë.

“Një kohë të gjatë lëndët në prokurorinë e shtetit nuk presin pesë vite, nuk janë më sirtarët të mbushur me lëndë. Në  Prokurorinë e shtetit po e përmendi edhe Ferizajn, kur kam qenë prokuror kam qenë i ngarkuar me 700 raste, sot ditën kur jam zgjedhur prokuror i kam lënë vetëm dy raste të pazgjidhura, njëra është në rrugë ndërkombëtare e cila kërkon një kohë më të gjatë dhe njëra është me probleme procedurale e cila na merr ma shumë kohë”, tha ai.

https://kallxo.com/smil-sistemi-qe-do-te-beje-institucionet-e-drejtesise-me-transparente-dhe-llogaridhenese/

Kryesuesi i KPK-së, tregon se do të ngris profesionalizmin dhe do të rregullohet vlerësimi i performancës.

“Jemi në hartimin e analizave edhe me ekspert britanik edhe me ata vendor dhe pas analizave do të ndryshojmë rregulloren për të parë cilat kritere janë bazë për vlerësimin e një prokurori”, tha ai.

Ai u zotua se nuk do të tregohen falës në asnjë çështje.

“Po zotohem se nuk do ta falim askënd kur konsiderojmë se ai ka bërë shkelje të rëndë të detyrave të punës, do të bëjmë kërkesë edhe për largim nga puna”, tha Hyseni.