Challandes: Loja e Kosovës ishte perfekte

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, tha pas ndeshjes me Maltën se loja e lojtarëve të tij ka qenë e mrekullueshme.

“Kjo ka qenë lojë perfekte për mua. Është dashur ta përfundojmë lojën në pjesën e parë”, tha ai pas ndeshjes të cilën djelmoshat e drejtuar prej tij fituan me rezultat 3 me 1.

Ai tha se nuk mund ta lavdërojë vetëm një lojtar.

“Zhegrova ka rrezikuar disa herë portën, ka pasuar në momente specifike, e ka bërë një performancë të mirë pavarësisht topave të humbur”, shtoi ai.

Ndërsa, në konferencën për media pas ndeshjes, përzgjedhësi i Maltës, Raymond Farrugia, tha se përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka një të ardhur të ndritshme.

https://kallxo.com/farrugia-kosova-ka-nje-te-ardhme-te-ndritshme-ne-futboll/

Kombëtarja e Kosovës mposhti sonte Maltën me rezultat 3 me 1.