Bernard Challandes - Foto: KALLXO.com

Challandes: Gjasat në ndeshjen me Azerbajxhanin janë 50/50

Në konferencën për media, përzgjedhësi e kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, tha se ndeshja e nesërme me Azerbajxhanin dhe se e ka ditur që finalja do të jetë me këtë kombëtare.

“Gjithmonë e kam ditur që finalja do të jetë me Azerbajxhanin dhe tani kjo është e qartë”, tha Challandes.

Sipas përzgjedhësit të Kosovës, gjasat e të dy skuadrave janë 50/50.

“Ne kemi barazuar me Azerbajxhanin 0-0, por ata kanë luajtur më mirë”, shtoi ai.

Challandes tha se Azerbajxhani është favorit, dhe kjo për shkak të eksperiencës, ndërkohë që, sipas tij, kjo është vetëm gara e dytë që Kosova merr pjesë.

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës tha se nuk do ta ndryshojnë filozofinë e lojës dhe se do ta ndërmarrin rrezikun.

“Unë edhe nëse humbim, do ta vazhdoj jetën. Por jam i sigurt që do të fitojmë”, shtoi ai.

Ndërsa, lojtari i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, tha se e dinë rëndësinë e kësaj loje.

“Ne e kemi presionin, por duam të fitojmë, është loja e fundit, ne duam të fitojmë. Loja ndaj Maltës na ka dhënë energji pozitive dhe atmosferë të mirë në ekip, pasi ishte fitorja e parë jashtë Kosovës. Ishalla dalim si fitues”, tha Berisha.

Valon Berisha shtoi se do të hyjnë për të fituar ndonëse e vlerësoi “të fortë” kundërshtarin.

“Ndoshta është favorit në grupin tonë. Atmosfera në stadiumin tonë na jep shumë motiv edhe ma merr mendja që duhet me shku për fitore”, shtoi Berisha.

Ndeshja mes kombëtareve të Kosovës dhe Azerbajxhanit luhet në kuadër të Grupit 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve.

Kjo është ndeshja e fundit e grupit.

Në ndeshjen e kaluar, ndeshja Azerbajxhani-Kosova ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.

Në këtë grup, Kosova është lider me 11 pikë, e ndjekur nga Azerbajxhani me 9 pikë.

KALLXO.com po transmeton LIVE konferencën për media.