Çfarë thotë kryesuesi i ri i KPK-së për 53 milionëshin e autostradës?

Kryetari i ri i KPK-së, Bahri Hyseni ka komentuar 53 milionë euro shtesë të cilat Qeveria e Kosovës ka ndarë shtesë për “Bechtel – Enkan” për autostradën e Shkupit.

Hyseni në lidhje me këtë rast ka thënë se për këtë duhet të merret prokurori i rastit.

“Topin në këtë rast do ta kapin prokurorët e shtetit të cilët do të jenë kompetentë, prokurorët e rastit”, ka thënë Hyseni.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj lidhur me këtë kishte  deklaruar se “për shkak të dështimit të qeverisë së kaluar që t’i paguajë me rregull faturat, konsorciumi ka kërkuar që fillimisht t’i paguajmë 63 milionë euro për shkak të mbajtjes së pajisjeve gjatë dhe shpenzimeve indirekte”.

Ndërsa, Policia e Kosovës nuk ka filluar ndonjë hetim në lidhje me 53 milion euro të ndara nga Qeveria e Kosovës për punimet në autostradën Prishtinë- Han i Elezit e njohur ndryshe edhe si autostrada “Arbën Xhaferi”.

Në një konferencë për media, Drejtori për Hetime në Policinë e Kosovës, Riza Shillova ka thënë se rasti i 53 milionëshit të ndarë nga Qeveria e Kosovës nuk është në mesin e rasteve të cilat po hetohen.

“Për të gjitha rastet të cilat janë duke u hetuar ose për të cilat policia ka filluar hetime dhe ka marrë veprimet hetimore janë publikuar, në mesin e këtyre rasteve nuk janë këto raste për të cilat po flisni”, ka thënë Shillova.

KALLXO.com ka raportuar lidhur me ndarjen e 53 milionë eurove për “Bechtel & Enka”.

https://kallxo.com/qeveria-ndan-53-milione-euro-per-bechtel-enkan/

Kush e Gjuajti Gurin 53 Milionësh në Autostradë?