Eksporti - Foto: REL/EPA

Çfarë nënkupton taksa doganore 100%?

Taksa doganore prej 100% e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake po vlerësohet si një hap pozitiv për Kosovën.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Naim Gashi ka shpjeguar për KALLXO.com se si ndikon kjo taksë në tregun vendor.

“Taksa doganore prej 100% nënkupton që çdo mall që ka origjinë nga Serbia vlerës së tij i shtohet 100%. Ta zëmë një mall që kushton 1 euro me taksën 100% bëhet 2 euro, një mall që kushton 10 euro bëhet 20 euro dhe një mall që kushton 50 euro bëhet 100 euro. Domethënë vlerës së mallit i shtohet edhe taksa 100% në pikat kufitare të Kosovës”, ka sqaruar Gashi.

Ai po ashtu ka thënë se njëri ndër problemet kryesore në vend është se super-marketet janë përfaqësuese ekskluzivë të produkteve serbe.

“Ju bëj thirrje këtyre rrjeteve të super-marketeve që të gjejnë edhe alternativa tjera të furnizimit nga vendet e tjera sepse mund të përfitojnë edhe prej tyre jo vetëm nga Serbia. Ata në mënyrë të paqëllimshme ose qëllimshme po provojnë të ngrenë panik te popullata se me taksën 100% mund të rriten çmimet  dhe do të kenë një kosto të papërballueshme. Nëse menaxhohet mirë situata, gjenden tregjet e reja dhe anashkalojnë Serbinë efekti mund të jetë jashtëzakonisht I vogël”, ka thënë Gashi për KALLXO.com.

Ai po ashtu ka shtuar se me vendosjen e taksës, Kosova duhet të gjëje tregje të reja në shtetet e rajonit dhe Bashkimit Europian.

“Serbia nuk është vendi i vetëm ku ne mund të eksportojmë produkte dhe mallra, janë edhe 195 shtete të tjera më të cilët mund të komunikojmë”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, zëdhënësi i Doganës së Kosovës ka thënë për KALLXO.com se gjatë ditës së sotme janë kthyer 20 kamionë produkte nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

https://kallxo.com/dogana-kthen-prapa-20-kamione-me-produkte-nga-serbia-dhe-bosnja-e-hercegovina/

Këtë vendim Qeveria e Kosovës e ka marrë dje.

https://kallxo.com/qeveria-rrit-taksen-ndaj-produkteve-serbe/

Fillimisht kjo taksë ishte 10%, por pas mospranimit të Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë, Interpol, ajo u ngrit 100%.

Kjo gjë u mirëprit mjaft mirë nga ana e politikës në vend, porse nga ana e Bashkimit Europian pati shumë kritika, të cilët kërkuan heqjen e menjëhershme të kësaj takse.

Reagime pati edhe nga UNMIK-u, shefi i të cilit mision u shpreh i shqetësuar për implikimet që taksa prej 100% mund të ketë në dialogun me Serbinë.

Po ashtu pala serbe e ka quajtur si një vendim të rrezikshëm dhe një provokim. Kurse Bosnja ka deklaruar se ky vendim mund të rrezikojë rreth 10 mijë vende pune në këtë shtet.

KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht në lidhje me këtë çështje:

https://kallxo.com/pozita-dhe-opozita-mirepresin-vendimin-e-takses-100-ndaj-produkteve-serbe/

https://kallxo.com/hahn-kosova-te-terheqe-menjehere-taksen-100-ndaj-mallrave-serbe-e-boshnjake/

https://kallxo.com/kryeministri-boshnjak-rritja-e-takses-vendim-i-gabuar-dhe-i-panevojshem/

https://kallxo.com/unmik-u-i-shqetesuar-per-implikimet-qe-taksa-prej-100-mund-te-kete-ne-dialogun-me-serbine/

https://kallxo.com/bashkimi-europian-i-kerkon-kosoves-ta-revokoje-menjehere-vendimin-per-taksen-ndaj-produkteve-serbe/

www.kallxo.com