Foto: KALLXO.com

Çertifikohen 13 profesorë nga Qendra për Ekselencë e UP-së

13 profesorë janë certifikuar nga Qendra për Ekselencë në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës në kuadër të programit “Training for Trainers” i   financuar nga USAID-i.

Ministri i Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë,  Shyqyri Bytyqi, tha se se përmes këtij trajnimi është arritur sukses dhe kjo falë bashkëpunimit që ka dhënë USAID-i.

“Ky program ka dhënë sukses, ka treguar se sa jemi të suksesshëm dhe kjo është arritur fal3 USAID-it duke shpresuar që ky program të vazhdojë jo vetëm në UP, por edhe në të gjitha universitetet tjera. Të kemi mundësi që edhe profesorët tjerë të kolegjeve private të përfshihen në këto programe”, tha ai.

Rektori i UP-së, Marjan Dema, tha se universiteti momentalisht është në pozitë më të mirë se cdo vit tjetër.

“Universiteti i Prishtinës po ecë drejt transformimit. UP-ja para dy viteve ka shërbyer si udhërrëfyes i punës sonë. Me këtë plan strategjik kemi vendosur 8 objektiva dhe e para është mësimdhënia. Në kuadër të kësaj iniciative objektivi është përmirësimi i mësimdhënies duke përdorur metoda  të reja. Kësaj qendre po i shtohet edhe 13 trajnerë të rinj përmes programit ‘Traning for Trainers’”, tha Dema.

Përfaqësuesi i USAID-it, Paul Vaca, tha se këto trajnime janë një mundësi e mirë për Kosovën.

“Universiteti i Prishtinës po dërgon mesazh për kultivimin e studentëve të vet. UP-a po dërgon gjithë mesazhin e rëndësishëm për të treguar përvojë serioze. Falënderoj ministrin për angazhimin që ka dhënë. Është thelbësore që ju të keni përkushtim sepse kur shohim përkushtim përputhet me resurset tona”, tha Vaca.