Foto-ilustrim

Çantë e Dyshimtë në Shkollën ‘Elena Gjika’

Një çantë e dyshimtë është gjetur sonte në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti-Haziraj.

Sipas saj, rreth orës 18:00 Policia ka marrë një informatë sipas të cilës është gjetur një çantë e dyshimtë në shkollën “Elena Gjika”.

“Po presim nga njësitet e specializuara që merren me raste të tilla ta kryejnë punën e tyre. Pas ekzaminimit do të kuptojmë saktë se për çfarë bëhet fjalë”, ka thënë Florie Ahmeti-Haziraj.