Ndertesa e qeverisë, Prishtinë | Foto: Atdhe Mulla

Caktohet Pensioni i Viktimave të Dhunës Seksuale Gjatë Luftës

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua vendimi për pensionin e personave të dhunuar gjatë luftës.

Pensioni për këta persona do të jetë 230 euro.

Qeveria e Kosovës  themeloi sot edhe Sekretarinë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikim e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Kjo sekretari do të ketë për obligim mbledhjen e aplikacioneve të personave të dhunuar”, tha në arsyetimin e tij, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

Pjesë e sekretarisë së komisionit do të jetë një psikolog, një psikiatër dhe një juriste.

Ndërsa ministri Hamza kërkoi nga ministri Reçica që gjatë leximit të dytë të buxhetit të sjellë amendamentet e duhura në mënyrë që të kuptohet kostoja e kësaj çështjeje.

Në shtator qeveria ndau 200 mijë euro për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.