Dardan Gashi e Sami Lushtaku

Caktohet dita e gjykimit ndaj Dardan Gashit, Endrit Shalës, Sami Lushtakut dhe të tjerëve për gjuajtjet me armë

Me 11 shkurt Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Dardan Gashi, ministër për Diasporë pritet të ulen në bankën e të akuzuarëve në Gjykatën Themelore të Gjakovës- Dega në Malishevë.

Lajmin është bërë i ditur nga Zyra për Informim e Gjykatës Themelore  të Gjakovës.

“Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, ka caktuar seancën fillestare ndaj të akuzuarve E.SH., D.G., etj për vepër penale të “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Dardan Gashit, Sami Lushtakut dhe Endrit Shalës, për posedim të paautorizuar të armëve, pasi që të njëjtit ishin parë në një video duke festuar në odën e Fatmir Limajt.

Më pas, kësaj aktakuze iu shtuan edhe Behar Amerllahu, Fadil Demiri dhe Sherif Kastrati.

Të pandehurit në festën e Limajt, pas lirimit nga akuzat e Prokurorisë për krim të organizuar dhe keqpërdorim detyre, janë parë duke gjuajtur me armë nga dritaret e odës.

Të njëjtit pritet që të përballen me akuzat e Prokurorisë Themelore në Gjakovë-dega Malishevë, akuza këto të ngritura më 16 maj 2018.

https://kallxo.com/mungese-e-gjyqtareve-nuk-caktohet-gjykimi-per-gjuajtje-me-arme-ne-oden-e-limajt/

.