Parakalimi i FSK-së - Foto: Presidenca e Kosovës

Caktohet data e votimit të ligjeve për FSK-në

Ndërsa mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar ende, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka shpallur datën kur 3 ligjet të cilat e fuqizojnë me kompetenca FSK-në pritet të votohen në Kuvend.

Caktimi i datës së seancës për votimin e këtyre 3 ligjeve është një nga pikat e kësaj mbledhjeje të kryesisë.

“Më 14 dhjetor 2018 do ta kemi zyrtarisht Ushtrinë e Kosovës. Kjo është data kur në Kuvendin e Kosovës do t’i votojmë Projektligjet që e transformojnë FSK-në në Ushtri. Na priftë e mbara dhe urime të gjithëve”, ka shkruar Veseli në Facebook.