Ilustrimi: Trembelat për KALLXO.com

Caktohet data e përurimit të autostradës Prishtinë – Hani i Elezit

Ministri i Infrastrukturës Pak Lekaj ka njoftuar sot me 29 maj do të përurohet autostrada “Arbën Xhaferi”, Prishtinë- Hani i Elezit.

Ministri Lekaj, e informoi kabinetin qeveritar për përfundimin e punëve në këtë autostradë, si dhe për përurimin e kësaj rruge.

Kjo autostradë ishte paraparë të përfundoj në fund të vitit të kaluar, por ka përfunduar 5 muaj më vonë.

Qeveria e Kosovës vitin e kaluar, u detyruar t’i paguaj 53 milionë euro shtesë, jashtë kontratës, kompanisë kontraktuese për ndërtimin e autostradës, “Bechtel&Enka” për shkak të vonesave.

Kjo pati ngrit diskutime të shumta në opinionin kosovar.

Pushteti i tanishëm, fajësonte qeverinë e kaluar të Isa Mustafës për humbjen e këtyre 53 milionë eurove, ndërsa ish qeveria e fajësonte aktualen.

Transaksionet dhe burimi i gjobës prej 53 milionë euro për Autostradën (Dokument)

Qeveria ndan 53 milionë euro për ‘Bechtel Enkan’

 

14 Maj 2019 - 12:00

Taulant Osmani 14/05/2019 - 12:00
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend