Çaktivizohet eksplozivi afër Gazimestanit

Ka marrë fund incidenti me 15 kilogramë eksploziv që Policia e Kosovës e ka gjetur në rrugën që çon drejt Gazimestanit.

Eksplozivi që është gjetur në këtë vend është çaktivizuar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka.

“Eksplozivi i gjetur në rrugën që çon drejt Gazimestanit është çaktivizuar dhe është tërhequr”, tha Beka për KALLXO.com.

Sipas kryeprokurorit të Prishtinës, zona ku është gjetur eksplozivi tani është nën kontrollin e Policisë.

Imer Beka tha se për momentin Prokuroria nuk ka ndonjë të dyshuar për këtë incident.

“Ende nuk kemi të dyshuar, të paktën jo ne si Prokurori”, tha Imer Beka.

KALLXO.com njoftoi më herët për këtë rast.

Kryeprokurori Beka kishte njoftuar se Policia e Kosovës ka gjetur 15 kilogramë eksploziv i përgatitur për të shpërthyer nga ata që e kishin vendosur.

https://kallxo.com/rreth-15-kilograme-eksploziv-gati-per-te-shperthyer-kapet-nga-policia-e-kosoves/

www.kallxo.com