Bytyqi takoi rektorët e universiteteve publike: Kërkojnë rritjen e numrit të studentëve

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, sot është takuar me rektorët e universiteteve publike në vendin tonë.

Ai përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se me rektorët u bisedua rreth numrit të studentëve, të cilët do të regjistrohen në vitin e ri akademik.

“Theksova se është në proces shqyrtimi i kërkesave zyrtare nga universitetet për caktimin e numrit të studentëve, për çka së shpejti do ta kenë përgjigjen në këto kërkesa. Gjithashtu, theksova se miratimin e kërkesave të universiteteve publike për numrin e studentëve, MAShT e bën duke u bazuar në vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, respektivisht Agjencisë së Kosovës për Akreditim.”, ka thënë Bytyqi.