Shyqiri Bytyqi, Ministër i Arsimit

Bytyqi: Rinia të mos e synojë punësimin në sektorin publik

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka inkurajuar të rinjtë për zgjedhje të kujdeshshme të profesionit.

Sipas tij, synimi i rinisë nuk do duhet të ishte punësimi në sektorin publik por në zanate për të cilat ka nevojë tregu i punës.

“Orientimi i gabuar është të zgjedhin profesionin pa e analizuar. Ne kemi fusha si inxhineria, agrokultura, shumë zanate që na mungojnë, në IT jemi të dalluar.Të rinjtë nuk duhet të orientohen që që punësimin e tyre ta shohin në sektorin publik. Duhet të orientohen në tregun privat”, tha ai.

Në DebatinPernime për rininë në ‘Jeta në Kosovë’, ministri tha se janë duke punuar në përmirësimin e sistemit arsimor.

“Ne si ministri jemi duke bërë përpjekje shumë të mëdha që sistemi arsimor në Kosovë të ndryshojë. Nëse vërtetë të rinjtë pretendojnë të kërkojnë edukim më të mirë tashmë kjo është e mundur pa migruar. Ne kemi marrëveshje me institucione të arsimit të lartë të mobilitetit të studentëve.”, tha ai.

Këtë porosi Bytyqi e kishte dhënë edhe në muajin prill në diskutim me disa gjimnazistë.

Për temën e rinisë dhe punësimit  debatojnë:Shyqiri Bytyqi, Ministër i Arsimit; Valdrin Lluka, Ministër i Ekonomisë ; Trina Binaku, Iniciativa e të Rinjve për Drejta të Njeriut; Vlladimir Zhivkoviq, punon në Helvetas ne punësimin e të rinjëve; Shpresa Agushi, që punon me komunitetin rom në organizatën ROGRAEK; dhe Eurisa Rukovci, themeluese e aplikacionit SHNET për edukim seksual.

Emisionin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: