Tetova - Foto: REL

Burri vret gruan dhe plagos taksistin në Tetovë

Siç mëson TV21, një burrë i moshës mesatare mbrëmë e ka vrarë gruan e tij në shtëpinë e babait të saj dhe pastaj ka dalë dhe ka qëlluar me armë një taksist, me qëllim për ta vrarë.

Taksisti ka marrë plagë nga ky sulm dhe është dërguar në spital.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë e konfirmuan rastin për TV21 në Maqedoni, por nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme.