Burri rrah gruan

Një rast i ri i dhunës në familje ka ndodhur në Komunën e Podujevës.

Policia e Kosovës, në raportin e tyre, thotë është arrestuar burri pasi i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Gruaja e të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Policia njofton se i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.