Burgu në Prizren Nuk Pati Doktor për Astrit Deharin

Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk ka pasur mjek kujdestar për ta kontrolluar Astrit Deharin në momentet e para kur ishte vërejtur se kishte probleme, të shtunën në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Kontrolli mjekësor për të ka ardhur tek kur ishin angazhuar mjekët nga Spitali i Prizrenit.

Gjatë debatit të sontëm në emisionin “Jeta në Kosovë” i cili transmetohet në orën 20:10 në RTK, Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, ka sqaruar se në qendrën e paraburgimit në Prizren të shtunave dhe të dielave nuk ka mjek kujdestar dhe si rrjedhojë trajtimi i Deharit është kryer nga një teknik  e më pas nga mjekët në spitalin e Prizrenit.

Astrit Dehari vdiq pasditen e së shtunës në rrethana ende të pasqaruara në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Në këtë debat do të flasin: Sokol Zogaj e Burim Buleshkaj nga Shërbimi Korrektues i Kosovës; Shqipdon Fazliu nga Prokuroria e Shtetit; Alban Muriqi nga Qendra Kosovare për Mbrojtjen e Viktimave të Torturës; Asdren Hoxha (avokat) dhe Kreshnik Gashi nga emisioni “Drejtësia në Kosovë”.

Emisioni jeta në Kosovë transmetohet sonte nga ora 20:10 minuta.