Gjykimi për lëndim të lehtë trupor

Burg për të akuzuarin se therri borxhliun

Milan Brakus është dënuar me pesë muaj burgim për shkak të akuzës  për lëndim të lehtë trupor

Sipas akuzës së prokurorisë në Mitrovicë, pas një mosmarrëveshje rreth borxhit prej 1000 dinarë me të dëmtuarin Lubomir Bozhoviq, i akuzuari Brakus, e kishte goditur me këmbë, e pastaj e kishte nxjerrë thikën nga xhepi i xhaketës dhe e kishte goditur në pjesën e majtë të gjoksit dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

I akuzuari për këtë vepër penale e ka pranuar fajësinë para gjykatës, përkatësisht gjyqtarit të rastit Rrahman Beqiri.

Ndërsa dënimi prej pesë muaj burgim efektiv ndaj tij, do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimi, ku do t`i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Po ashtu gjykata ka urdhëruar edhe konfiskimin e thikës me të cilën është kryer vepra penale.

Në arsyetim e shkurt të këtij vendimi gjyqtari Rrahman Beqiri, ka deklaruar se në shqiptimin e dënimit si rrethanë ka ndikuar mjeti me të cilin është kryer vepra penale, e që sipas tij, është i përshtatshëm për të shkaktuar edhe vdekjen.

11 Korrik 2019 - 19:47

Bahrie Sadiku 11/07/2019 - 19:47
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend