"El Chapo" - Foto - BBC/Reuters

Burg i përjetshëm për bosin e kartelit më të madh të drogës

Një gjykatë amerikane e ka dënuar me burgim të përjetshëm bosin meksikan të drogës, Joaquin Guzman, i njohur me nofkën “El Chapo”.

62-vjeçari ishte gjetur fajtor në 10 pika të aktakuzës, përfshirë për trafikim droge dhe shpëlarje parash, nga një gjykatë federale në New York në muajin shkurt, raporton BBC.

Ai ishte arratisur nga një burg në Meksikë përmes një tuneli më 2016, por më vonë ishte arrestuar. Ai ishte ekstraduar në ShBA më 2017.

“El Chapo” ka qenë kreu i kartelit “Sinaloa”, për të cilin thuhet se është më i madhi rreth drogës që transportohet në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë gjykimit të tij, dëshmitarët kanë thënë se ai i ka torturuar armiqtë e kartelit.