Burg e gjobë për lëndim të rëndë e armëmbajtje pa leje

Jeton Schollkopf, është dënuar me 900 euro për armëmbajtje pa leje dhe 6 muaj burgim për lëndim të rëndë trupor.

Në aktgjykimin e shpallur nga gjyqtari Shaqir Zika, me pëlqimin e të akuzuarit dhe avokatit të tij Teki Bokshi, dënimi me burgim prej 6 muajve do t’i zëvendësohet me gjobë prej 3500 euro.

Prokuroria e akuzonte Jeton Schollkopf për armëmbajtje pa leje dhe lëndim të rëndë trupor.

Sipas aktakuzës, Jeton Schollkopf po akuzohej se në veturën e tij kishte mbajtur një revole të prodhimit Belg, me gjatë fishekë.

Aktakuza shpjegon se në gusht të vitit 2018, se Jeton Schollkopf  në lokalin e Kadri Januzaj, me armë i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit Gustin Frrokaj, duke e plagosur në këmbë.

Këto veprime kishin ardhur pas një fjalosje në mes të akuzuarit Jeton Schollkopf dhe të dëmtuarit Gustin Frrokaj, i cili i kishte borgj 1500 euro.